Bota

Aksidentohet autobusi me 60 pasagjerë në Spanjë, 3 në gjendje kritike për jetën (FOTO)

aksidentohet autobusi me 60 pasagjere ne spanje 3 ne gjendje kritike per jeten foto
aksidentohet autobusi me 60 pasagjere ne spanje 3 ne gjendje kritike per jeten foto

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën C-32, pranë Barcelonës. Pamjet e aksidentit që tregojnë një autobus të përplasur në hyrjen e një tuneli kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa nga 60 pasagjerë që ndodheshin në mjet, 3 prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Në momentin e aksidentit autobusi po udhëtonte midis qyteteve Santa Susanna dhe Palafolls. Autobusi ka humbur kontrollin në hyrje të tunelit dhe është përplasur me murin anësor, me mjetin që ka ngecur në pozicion vertikal.

Autobusi po transportonte 60 punëtorë të Inditex nga Barcelona në magazinat në pronësi të kompanisë në Tordera.

Për të ndihmuar në aksident janë aktivizuar 24 ekipe zjarrfikëse dhe dy helikopterë. Shërbimet e urgjencës kanë vazhduar me evakuimin e të gjithë pasagjerëve, pa të dhëna për viktima për momentin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts