Gjiganti rus i antivirusit Kaspersky Lab ka njoftuar se do të largohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas administrata Biden ndaloi shitjet dhe shpërndarjen e këtij softueri.
BBC-ja ka raportuar se Kaspersky ka deklaruar ka marrë këtë vendim “pasi mundësitë për biznes në SHBA nuk janë më të zbatueshme”. Sekretarja e Tregtisë, Gina Raimondo, ka deklaruar se ndikimi i Moskës mbi kompaninë përbënte një rrezik të madh për infrastrukturën dhe shërbimet në SHBA.
Kaspersky, që kishte operuar në Shtetet e Bashkuara për dy dekada, i ka mohuar akuzat. Duke nisur nga 20 korriku i 2024-s, Kaspersky gradualisht do t’i mbyllë operacionet e tij në SHBA dhe do t’i eliminojë pozicionet me bazë në SHBA, ka deklaruar kompania ruse.
Faqja e saj në internet brenda territorit të SHBA-së tashmë ka ndaluar shitjen e mjeteve të saj të antivirusit dhe të sigurisë kibernetike, me një mesazh që thotë se blerja nuk është e qasshme për klientët amerikanë. Njoftimi erdhi pasi shitjet dhe shpërndarjet e produkteve të Kasperskyt u ndaluan në SHBA.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co