![“Koha për një raport të ri Parlament-KLSH”, Shalsi: Nënkomisioni te Ekonomia nuk do të operojë mbi baza bipartizane 2 koha per nje raport te ri parlament klsh shalsi nenkomisioni te ekonomia nuk do te operoje mbi baza bipartizane](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/koha-per-nje-raport-te-ri-parlament-klsh-shalsi-nenkomisioni-te-ekonomia-nuk-do-te-operoje-mbi-baza-bipartizane.jpg)
Në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvend, ku pritet të raportojë kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, kryetari Eduard Shalsi tha se duhet të hapim një marrëdhënie të re mes Parlamentit dhe KLSH-së. Shalsi foli edhe për iniciativën e ngritjes së një nënkomisioni “Për Auditimin e Sektorit Publik”.
“Nuk do të jetë një nënkomision që do të operojë mbi baza bipartizane. E tillë është eksperienca e shumë vendeve, që na sugjerojnë edhe partnerët tanë. Jemi në një proces shumë interesant për të ngritur raportin e Parlamentit me KLSH-në në një nivel të ri bashkëpunimi nga i cili ato që duhet të përfitojnë duhet të jenë qytetarët e Shqipërisë”, deklaroi Shalsi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co