Shqiperia

EMRI/ Qëlloi me armë nga ballkoni, identifikohet autori në Korçë. Policia evakuon banorët

emri qelloi me arme nga ballkoni identifikohet autori ne korce policia evakuon banoret
emri qelloi me arme nga ballkoni identifikohet autori ne korce policia evakuon banoret

Policia reagon për ngjarjen në Korçë. Raportohet se rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi Edmond Naska, 71 vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij (në katin e parë të një pallati. Pas terrorit të krijuar në zonë, policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe rrethoi lagjen.

NJOFTIMI I POLICISE
Sot, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi Edmond Naska, 71 vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij (në katin e parë të një pallati).

Shërbimet e Policisë vendore kanë ndërhyrë mënjëherë duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës.

Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të lënduar.

Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e Repartit Special RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e shtetasit E. N., i cili ka mbyllur derën e banesës.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën.

Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts