Dy vëllezërit Pashaj që dhunuan dy efektivët e Vlorës janë lënë burg. Rudi Pashaj dhe Klaudio Pashaj u paraqitën sot në Gjykatën e Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa gjyqtari Artan Ciraga pranoi kërkesën e Prokurorisë për arrest me burg.
Të dy vëllezërit u konfliktuan më 13 korrik me policët në zonën e Lungomares dhe ushtruan dhunë ndaj tyre për shkak të detyrës.
Policët kishin ndaluar një person me skuter për t’i vënë gjobë pasi e kishin konstatuar kundravjatje, por në ato moment dy vëllezërit që ishin pronarë të biznesit të skuterëve me qira kanë dhunuar dy policët, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Sipas policisë, ata ushtronin aktivitetin e tyre pa licence duke zaptuar hapësirën publike.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co