Shqiperia

Gazetarja e News24 vlerësohet me çmimin special në ‘Tirana Photo Festival’

gazetarja e news24 vleresohet me cmimin special ne tirana photo festival
gazetarja e news24 vleresohet me cmimin special ne tirana photo festival

“Duart e traditës” ka qenë fotoja e gazetares Brikena Metaj, e vlerësuar nga juria e konkursit ndërkombëtar të fotografisë me çmim special në kategorinë Photo Single.

Tema e festivalit të këtij viti ishte “Rrënjët” dhe ruajtja e traditës.

Fotoja e gazetares Metaj prezanton duart e një zonje të moshuar duke qëndisur motive tradicionale në një kostum popullor të zonës së Gjirokastrës. Autorja thotë se kjo foto përfaqëson traditën, të shkuarën dhe të ardhmen. “Këto janë duart e gjysheve që kemi në kujtime, duart që ruajnë traditën dhe e trashëgojnë atë në veshjet që sot veshin të rinjtë tanë. Janë duart që na kanë sjellë deri më sot motivet e të shkuarës për t’ua lënë trashëgimi brezave. Janë duart brenda të cilave lexohet jeta, e shkuara dhe e ardhmja. Janë rrënjët e traditës” është përshkrimi që shoqëron foton.

Ky është edicioni i 7-të i këtij festivali. 100 fotografitë finaliste janë ekspozuar në Parkun Rinia në një ekspozitë që do të qëndrojë e hapur deri në datën 25.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts