Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës dhe të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për heqjen e masës “arrest në shtëpi”.
Gjyqtarët Ilir Panda, Sandër Simoni e Sokol Binaj kanë hedhur poshtë dy rekurset e ish-kryeministrit dhe dhëndrit të tij për revokimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” si dhe për zëvendësimin e kësaj mase.
Mbrojtja e Berishës pretendon se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret që ai të hetohet me masë sigurie.
Ish-kryeministri, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi akuzohen për korrupsion pasiv gjatë privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co