Donald Trump është futur në sallën ku po mbahej Konventa Kombëtare Republikane me dhjetëra truproja që pothuajse e kishin rrethuar në të gjitha anët, pas tentimvrasjes së të shtunës në Pensilvani.
Kandidati i Republikanëve për president të SHBA-ve u përshëndet nga turma në Milwaukee, duke e mbajtur grushtin e tij të ngritur lart.
Ai madje u pa me veshin e fashuar, pasi u godit me një plumb nga 20-vjeçari që tentoi ta vret të shtunën pasdite.
Ai ishte i rrethuar nga truprojat, sa që pothuajse as edhe një mbështetës i tij nuk kishte gjasa t’i afrohej derisa po futej në sallë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co