Kosova

Gjykata Speciale dënon me 18 vjet burg Pjetër Shalën, i njohur si komandant “Ujku

gjykata speciale denon me 18 vjet burg pjeter shalen i njohur si komandant ujku
gjykata speciale denon me 18 vjet burg pjeter shalen i njohur si komandant ujku

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i njohur si komandant “Ujku”, u dënua sot e 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës kanë shpallur aktgjykimin ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i njohur si komandant “Ujku”, ndaj tij ishin ngritur katër aktakuza, transmeton Telegrafi.

Në përmbledhjen që u bë në seancën gjyqësore, u tha se ndaj tij janë ngritur katër aktakuza për krime lufte, dhe se krimet kryesisht kanë ndodhur nga 17 maj deri më 15 qershor të vitit 1999.

“18 persona të identifikuar iu hoq liria në fabrikën e metalit në Kukës. Provat tregojnë se individët u arrestuan, pasi nuk mbështeten mjaftueshëm UÇK, ata u arrestuan në rrugë, në shtëpi, etj. Shala u përfshi drejtpërdrejtë në ndalimin e një personi. Në asnjë moment gjatë ndalimit, atyre nuk iu dhanë ndonjë garanci, nuk u informuan pse iu është hequr liria. Nuk iu dha mundësia për kundërshtim, përkundër për gjatë gjithë kohës së ndalimit ata u keqtrajtuan nga anëtarët e UÇK-së, ku u përfshi edhe Shala”, tha zyrtarja e ZPS-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts