Zgjaten afatet e paraburgimit për Ramazan Rrajan dhe 4 të arrestuar të tjerë

zgjaten afatet e paraburgimit per ramazan rrajan dhe 4 te arrestuar te tjere
zgjaten afatet e paraburgimit per ramazan rrajan dhe 4 te arrestuar te tjere

GJKKO ka zgjatur me 3 muaj afatet e paraburgimit për Ramazan Rrajan dhe 4 të arrestuar të tjerë, pjesë e një grupi kriminal. Ramazan Rraja u arrestua me urdhër të SPAK lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

GJKKO vendosi të zgjasë afatet e paraburgimit për Rrajën deri në 21 tetor 2024.

Njoftimi nga GJKKO

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 12.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zgjatjen e afatit të
paraburgimit për 5 (pesë) personat nën hetim, Ramazan Rraja, Genti Nderjaku (alias Kili Nderjaku dhe Ekil Nderjaku), Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim
Haxhija, ndaj të cilëve nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr.308, datë 21.07.2023, është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, për një periudhë 3(tre) mujore”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenin 264 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 439, datë 16.07.2024, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2. Zgjatjen e afati të paraburgimit për një periudhë 3(tre) mujore, për personat nën hetim Ramazan Rraja, Genti Nderjaku (alias Kili Nderjaku dhe Ekil
Nderjaku), Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija, duke filluar ky afat nga data 21.07.2024 deri në datën 21.10.2024.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke
filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →