Bota

Ministri i Jashtëm izraelit refuzon të presë për vizitë kreun e diplomacisë norvegjeze, për shkak të njohjes së Palestinës

ministri i jashtem izraelit refuzon te prese per vizite kreun e diplomacise norvegjeze per shkak te njohjes se palestines
ministri i jashtem izraelit refuzon te prese per vizite kreun e diplomacise norvegjeze per shkak te njohjes se palestines

Ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz ka refuzuar kërkesën e ministrit të Jashtëm norvegjez Espen Barth Eide për të vizituar Izraelin, kjo pasi shteti nordik njohu shtetin palestinez, refuzoi ta cilësojë Hamasin si organizatë terroriste dhe mbështeti çështjen e Afrikës së Jugut në rastin kundër Izraelit në Hagë.

Sipas Katz, Eide ka kërkuar disa herë që nga maji, kur Norvegjia, Spanja dhe Irlanda koordinuan njohjen e shtetit palestinez, transmeton Telegrafi.

Por ai më në fund iu afrua Katz-it në samitin e NATO-s të javës së kaluar në Uashington dhe i tha: “ne kemi shumë për të diskutuar”.

“Ju keni bërë gjithashtu shumë”, u përgjigj Katz, sipas zyrës së tij.

Eide nuk mund të vizitojë as Autoritetin Palestinez derisa Izraeli të pranojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts