Erli Murati, drejtor i Informacionit në Neës24, në rubrikën “Çështja e Ditës” tha se është diçka pozitive që raportimet vjetore të institucioneve merren seriozisht nga Kuvendi.
Murati, referuar raportimit të një dite më parë në Kuvend të raporteve nga institucionet e drejtësisë, ku vëmendja kryesore ishte te SPAK, tha se kemi parë që paraqitja e këtyre raporteve nga institucionet e pavarura ka qenë një formalitet, paraqesin arritjet dhe statistikat e tyre dhe më pas largohen.
“Raportimi i 5 drejtuesve të institucioneve të drejtësisë dhe sidomos i kryetarit të SPAK, Altin Dumani, pati një vëmendje jo thjesht të opozitës, por të opinionit publik, dhe kjo ka lidhje me punën e kësaj prokurorie, e cila ka vënë në shënjestër disa prej personazheve të njohura të politikës, nga ish-Kryeministri Sali Berisha, më pas te ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj dhe kështu me rradhë”, tha Murati.
[embedded content]
Në vijim ai u shpreh se kur u pet për çështje të veçanta Dumani tha se “çështja është nën hetim”, pra nuk na tha diçka të re.
“Nuk mendoj se pyetjet e deputetëve të opozitës ishin të pavend, por në anën tjetër edhe kreu i SPAK mbajti pozicionin e tij. Ne pamë një aksion të deputetëve të PD-së, të vinin nën një trysni apo presion Altin Dumanin. Ky ishte një qëndrim politik i paramenduar për të ushtruar trysni ndaj Dumanit, gjë që nuk e pamë ndaj drejtuesve të tjerë të institucioneve të drejtësisë”, tha Murati.
Ai tha se dukshëm mazhoranca i dhanë një lloj amnistie, nuk tentuan të vendosin nën kontroll seancën dëgjimore, duke shijuar këtë spektakël. Murati tha se edhe mazhoranca, edhe Kryeministri, pavarësisht se kanë deklaruar se mbështesin drejtësinë e re, janë deklaruar se janë të pakënaqur nga puna e SPAK.
“Kritika ndaj SPAK janë hedhur jo vetëm nga opozita, por edhe nga mazhoranca”, tha ai. Sipas tij, pavarëësisht se Edi Rama thotë se përgjegjësia është personale, sërisht imazhi i tij goditet. “Goditja që SPAK po i bën personazheve të fuqishme të mazhorancës prekin imazhin e Kryeministrin. Ai tha se mazhoranca ka një tendencë për të vendosur nën fre institucionet e drejtësisë.
Por sipas tij, PS nuk po bën një luftë frontale ndaj SPAK, sikundër po bën Sali Berisha dhe Ilir Meta, por po përdor me procedurat. “Po bën një luftë nën rrogoz ndaj drejtësisë së re”, tha Murati.
Murati tha se SPAK është një institucion që ka një mburojë diplomatike, imunitet diplomatik, përsa kohë ka mbështetjen e plotë të partnerëve strategjikë ndërkombëtarë, qoftë SHBA dhe BE.
“SPAK është një institucion që është mentoruar nga SHBA, BE, por edhe partnerë të tjerë”, tha Murati.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co