![Belgjika refuzon zhvillimin e ndeshjes me Izraelin për arsye sigurie 2 belgjika refuzon zhvillimin e ndeshjes me izraelin per arsye sigurie](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/belgjika-refuzon-zhvillimin-e-ndeshjes-me-izraelin-per-arsye-sigurie.jpg)
Belgjika nuk do ta zhvillojë ndeshjen e Ligës së Kombeve me Izraelin më 6 shtator për shkak të frikës për sigurinë, njoftoi të martën Federata Belgjike e Futbollit (RBFA).
Qyteti i Brukselit tha muajin e kaluar se ndeshja nuk do të luhej në stadiumin King Baudouin, sepse mund të nxiste demonstrata.
Autoritetet e kishin konsideruar âtĂ« pamundur organizimin e kĂ«saj ndeshjeje me rrezikshmĂ«ri tĂ« lartĂ«â nĂ« qytet pĂ«r shkak tĂ« tensioneve tĂ« lidhura me luftimet ndĂ«rmjet Izraelit dhe grupit ekstremist palestinez Hamas â i shpallur organizatĂ« terroriste nga Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s dhe Bashkimi Evropian.
Qytetet e tjera belge, gjithashtu, refuzuan të organizonin ndeshjen.
Qyteti pritës nuk është caktuar ende, me Budapestin që përmendet si një opsion.
Shqetësimet me gjasë u ngritën nga sulmi në Bruksel në tetor, ku një i armatosur islamik vrau dy tifozë suedezë të futbollit para ndeshjes kualifikuese të Euro 2024 ndërmjet Belgjikës dhe Suedisë, megjithëse motivi i sulmit nuk ishte antisemitik.
Franca dhe Italia janë në të njëjtin grup A2 të Ligës së Kombeve me Belgjikën dhe Izraelin./Rel/
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co