Xavi Simons është kthyer në një nga objektivët kryesorë të Bayern Munich për këtë merkato. Fantazisti hollandez shihet nga drejtuesit bavarezë si i duhuri për të përforcuar ekipin. Në krahun tjetër, është vetë drejtori i Bayern, Christoph Freund që ka folur mbi futbollistin, kartoni i të cilit është në pronësi të Paris Saint-Germain. Freund nuk kursen elozhet për Simons, duke lënë të kuptohet që është një objektiv për merkaton.
“Ai është një lojtar shumë i mirë. Simons luajti mirë në Europian dhe pati një sezon fantastik me Leipzig. Ai është përmirësuar shumë mirë në vitet e fundit. Unë mendoj se ai do të ketë një karrierë në nivele të larta. Xavi është i jashtëzakonshëm”, është shprehur drejtori i Bayernit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co