Bota

Rizgjedhja e Roberta Metsola si Presidente e Parlamentit Evropian, Rama: Lajm i mirë pë rajonin dhe Shqipërinë! Mezi presim të bashkëpunojmë me ju

rizgjedhja e roberta metsola si presidente e parlamentit evropian rama lajm i mire pe rajonin dhe shqiperine mezi presim te bashkepunojme me ju


































Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në “X” ka uruar Roberta Metsola  për rizgjedhjen  e saj si Presidente e Parlamentit Evropian.

Untitled

Rama shkruan se rizgjedhja e saj është një lajm i mirë për rajonin tonë dhe shton se Shqipëria  pret me padurim të vazhdoj të punojë ngushtë me të për të forcuar marrëdhëniet me BE dhe jo vetëm.

Postimi i Ramës:

Urime të ngrohta për Roberta Metsola, për rizgjedhjen e saj si Presidente e Parlamentit Evropian. Rikonfirmimi i besimit nga Shtëpia Evropiane e Demokracisë me një votim të jashtëzakonshëm prej 562 votash është një dëshmi e lidershipit të saj të besueshëm, energjisë dhe vizionit në krye të një prej institucioneve kyçe të Bashkimit Evropian në këto kohë sfiduese për të gjithë.

E dashur Roberta,
rizgjedhja jote është gjithashtu një lajm shumë i mirë për rajonin tonë dhe Shqipëria pret me padurim të vazhdojë të punojë ngushtë me ju për të forcuar marrëdhëniet me BE-në, për të mbrojtur dhe mbështetur vlerat e përbashkëta evropiane, si dhe sigurinë, prosperitetin dhe solidaritetin e një BE që i përkasim dhe punojmë çdo ditë për t’u bërë pjesë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts