Dënimi i Pjetër Shalës, Krasniqi: Vazhdimësi e verdikteve drakoniane ndaj çlirimtarëve

denimi i pjeter shales krasniqi vazhdimesi e verdikteve drakoniane ndaj clirimtareve
denimi i pjeter shales krasniqi vazhdimesi e verdikteve drakoniane ndaj clirimtareve

Kryetari i PDK Memli Krasniqi, ka reaguar, pas dënimit me 18 vite burg të komandantit të UÇK-së Pjetër Shala.

Krasniqi tha se vendimi sot i Gjykatës Speciale është vazhdimësi e verdikteve drakoniane ndaj çlirimtarëve, që sipas tij, luftuan vetëm për lirinë e popullit.

“Lufta e UÇK-së është pjesa më e lavdishme e historisë së Kosovës, të cilën askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë e ta rishkruajë.

Ndonëse të indinjuar me këtë verdikt, drejtësisë i kemi besuar gjithmonë, andaj besojmë edhe sot se drejtësia dhe e vërteta, do të triumfojnë herët a vonë”, tha Krasniqi.

Këtë të martë, Gjykata Speciale mori vendim, që ish-komandanti i UÇK-së Pjetër Shala të dënohet me 18 vite burg, për tre vepra penale, atë të ndalimit arbitrar, torturë si krim lufte dhe vrasje të paligjshme si krim lufte.

Në përmbledhjen që është bërë në seancën gjyqësore, u tha se ndaj Shalës janë ngritur 4 akuza për krime lufte. Krimet kanë ndodhur nga data 17 maj deri më deri më 15 qershor të vitit 1999.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →