21 janari në SPAK/ Rrëfimi i Artes Dybelit, i plagosur me dy plumba: Pres drejtësi, u qëllova kur isha tek…

21 janari ne spak rrefimi i artes dybelit i plagosur me dy plumba pres drejtesi u qellova kur isha tek
21 janari ne spak rrefimi i artes dybelit i plagosur me dy plumba pres drejtesi u qellova kur isha tek

Një nga të plagosurit e protestës së 21-janarit, 36-vjeçari Artes Dybeli, për plagosjen e të cilit SPAK ka nisur edhe hetimet, ka folur për News24 në një intervistë për gazetarin Igli Çelmeta, për ditën e ngjarjes. Ai tregon se si mbeti i plagosur 13 vite më parë në protestën e 21 Janarit ku mori dy plumba dhe shpëtoi mrekullisht edhe pse predha i kaloi tej për tej në qafë. Ai shprehet se nuk ka gjetur drejtësi gjatë këtyre viteve.

“13 vite pritje, 13 vite shpresë, shpresoj se i erdhi fundi dhe besoj fort që spak do të zbardhë të vërtetën dhe do të vendosë drejtësi për ne të plagosurit dhe ata që kanë ndërruar jetë. Unë po kaloja rastësisht pranë Bulevardit, ndalova, pashë se çfarë po bëhej. Isha pranë kullave binjake kur u qëllova nga dy plumba, një në qafë dhe një në shpatull. U shtriva në tokë”, rrëfen Dybeli.

36-vjeçari shprehet se tashmë që çështjen do ta hetojë SPAK, ka besim që pas kaq shumë vitesh mund të bëhet drejtësi për viktimat dhe të plagosurit e 21-janarit.

“Të them të vërtetën jam lodhur në këto 13 vite, çdo vit e njëjta histori, çdo 21 janar e njëjta histori. i pata humbur shpresat, por me SPAK sikur diçka po ndryshon. Besoj se diçka do të ndryshojë për mirë, ata që janë përgjegjës duhet të marrin dënimin e merituar”, tha Dybeli.

36-vjeçari i bën apel SPAK që të bëjë drejtësi dhe se të gjitha provat për plagosjen e tij në 21 janar janë në prokurorinë e Tiranës.

“Këtij populli duhet ti japin shpresë, vetëm me drejtësi i jepet japin shpresë. kam besim se me SPAK diçka do të arrihet. Kam shpresuar dhe të them të vërtetën nuk jam thirrur asnjëherë nga prokuroria, si një prej të plagosurve. Kam shkuar vetë, e kam bërë me forcat e mira, kam dhënë dëshminë si person i plagosur. E gjithë dosja ime është në Prokurori, bashkë me fotot dhe kartelën mjekësore”, theksoi Dybeli.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →