Bota

Plani radikal ndaj Ukrainës i zv.Presidentit në Presidencën Trump

plani radikal ndaj ukraines i zv presidentit ne presidencen trump
plani radikal ndaj ukraines i zv presidentit ne presidencen trump

Lajm makthi për Ukrainën?

Donald Trump ka zgjedhur ndoshta kritikuesin më të madh të Ukrainës mes kandidatëve të tij për zv.President. James David Vance, u konsiderua si forca shtytëse pas bllokadës së ndihmës amerikane për Ukrainën në pesë muajt e parë të këtij viti.

Është ende e paqartë se në çfarë mase ai do të ketë një rol në politikën e jashtme të SHBA-së në të ardhmen, nëse Trump zgjidhet President, por qëndrimi i tij ndaj Ukrainës dhe idetë e tij se si mund të përfundojë lufta janë të padyshimta.

BILD shpjegon planin radikal të senatorit të Trump.

Dy ditë para fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, Vance deklaronte “më kurseni dashurinë e shtirur për Ukrainën, një vend i korruptuar, i drejtuar nga oligarkët që është po aq afër një demokracie funksionale në 2022 sa Afganistani”.

Menjëherë pas fillimit të luftës, ai shtoi se duhej “të thoshte sinqerisht se nuk më intereson se çfarë ndodh me Ukrainën”.

Në vitin 2023, kur Ukraina po përpiqej me mundim të rimarrë tokën e saj, ai i bëri thirrje qeverisë në Kiev të “pranonte që Ukraina duhej t’i dorëzonte disa territore Rusisë”.

Vance gjithashtu hodhi poshtë sanksionet financiare kundër Rusisë në vitin 2024, duke argumentuar se ato do të kishin “pasoja potencialisht serioze për sistemin financiar perëndimor dhe mund të pengonin aftësinë e një presidenti të ardhshëm për të negociuar përfundimin e konfliktit Rusi-Ukrainë”.

Vance nuk dëshiron të fajësojë Rusinë për ndonjë pasojë të luftës brutale pushtuese. Viktima e sulmit, Ukraina, duhet t’i nënshtrohet vullnetit të Putinit në negociatat me Kremlinin. Vance nuk ka përgjigje për pyetjen se pse Rusia duhet t’i japë fund luftës së saj nëse qeveria amerikane po braktis Ukrainën.

Vance e sheh luftën si një problem evropian dhe i bën thirrje Evropës të merret me vetë Putinin.

Studiuesi suedez i Evropës Lindore, Anders Åslund të hënën e quajti Vance “kandidatin më të keq të mundshëm që është pro Putinit dhe anti-Ukrainë”.

Megjithatë, nëse fiton zgjedhjet, 39-vjeçari nuk do të bëhet ministër i Jashtëm, por më tepër zëvendës president. Është ende e paqartë se sa do të ndikojnë pikëpamjet e tij për Ukrainën në politikën e jashtme të Trump.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts