Shqiperia

Berisha: Në zgjedhjet e fundit Basho-opozita u financua me miliona, duhet betejë për…

berisha ne zgjedhjet e fundit basho opozita u financua me miliona duhet beteje per
berisha ne zgjedhjet e fundit basho opozita u financua me miliona duhet beteje per

Kreu demokrat Sali Berisha në fjalën drejtuar mbështetësve të tij, nga ballkoni i banesës ku ndodhet në “arrest shtëpie” prej 30 dhjetorit 2023, tha se regjimi nuk lejoi financimin me asnjë qindarkë të 61 kandidatëve të opozitës kundrejt milionave për Basho-opozitën.

Berisha tha se zgjedhjet e fundit vendore zhvilloheshin në kushtet e pabarazisë më absolute, në kushtet kur Edi Rama me gjykatësit e tij i kishte marrë logon partisë më të madhe opozitare.

“Nuk lejonte emrin e kryetarit të saj në fletën e votimit.

Nuk lejoi financimin me asnjë qindarkë të 61 kandidatëve të opozitës kundrejt miliona e miliona të kandidatëve të partisë së krimit dhe 12 kandidatëve të Basho-opozitës.

Kujtoni pak zgjedhjet në të cilat vrasësit serialë Bajrëve, Ndokëve, Rrajave, Avdylëve, Bamëve etj, etj kërcënonin me hanxharët e tyre votuesit dhe demokratët.

Kujtoni pak patronazhistët, aktivistët, policinë politike terroriste elektorale të Edi Ramës.

Kujtoni pak rrethimin e qendrave të votimit prej tyre dhe transferimin e qendrave të 1.2 milionë zgjedhësve për t’i lënë pa votuar.

Të gjitha këto, së bashku me 683 mijë zarfa të pensionistëve dhe qindra milionë euro të shpërndara.

Ua kujtova këto jo se nuk i dini, por pavarësisht nga këto, propaganda e shpifur e Edi Ramës u vërsul kundër opozitës se humbi zgjedhjet dhe jo kundër kriminelit elektoral.

A e shihni pra se cila është koha në të cilën fajtori shpallet fitimtar, kurse viktima shpallet fajtor?

A e shihni pra se çfarë efekti toksik ka propaganda e drejtuar nga qeveria?

Por të gjitha këto nuk mund të jenë kurrë dekurajim për ne.

Të gjitha këto duhet të jenë vetëm nxitje dhe frymëzim për guxim dhe betejë”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts