Birra Korça, prodhimi origjinal shqiptar është padyshim pija e preferuar për të gjithë qytetarët, por edhe për turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë.
Një prej legjendave të futbollit anglez, sulmuesi i njohur i Arsenalit, Ian Wright gjatë vizitës ne Shqipëri nuk ka nguruar të tregojë pëlqimin për Birrën Korça.
Sulmuesi i kombëtares angleze ka pozuar me shishen e Birrës Korça, teksa ka rrëfyer për miqtë e tij se sa here viziton Shqipërinë, Birra Korça është e preferuara e tij.
Të shumtë janë turistët që kane mbetur te impresionuar nga Birra Korça, për cilësinë dhe shijen e veçantë.
Birra Korça, një nga birrat më të njohura dhe të vlerësuara në Shqipëri, po fiton kështu një vlerësim ndërkombëtar falë këtij momenti të veçantë të bumit turistik.
Ian Wright, i njohur për karrierën e tij të shkëlqyer në futboll dhe për rolin e tij si komentator sportiv, duket se ka gjetur një pije të re të preferuar në Birra Korça.
Kjo ka sjellë një vëmendje të re ndaj markës dhe ka nxitur shumë nga ndjekësit e tij të kërkojnë më shumë rreth kësaj birre tradicionale shqiptare.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co