“Akuzat janë të pabaza”, Irani mohon se ka komplotuar për vrasjen e Trump: Është kriminel që duhet ndëshkuar në gjykatë

akuzat jane te pabaza irani mohon se ka komplotuar per vrasjen e trump eshte kriminel qe duhet ndeshkuar ne gjykate
akuzat jane te pabaza irani mohon se ka komplotuar per vrasjen e trump eshte kriminel qe duhet ndeshkuar ne gjykate

Misioni iranian në OKB ka mohuar akuzat se Teherani ka komplotuar për të vrarë ish-Presidentin amerikan Donald Trump.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA tha se ka gjurmuar kërcënimet kundër ish-presidentit për vite me radhë, ndërsa zyrtarët e informuar për këtë çështje konfirmuan se kishte informacion në lidhje me një komplot vrasjeje.

Megjithat5 Irani thotë se këto raporte janë “të pabazuara dhe keqdashëse”.

Delegacioni i Teherani në OKB shtoi se Trump ishte “një kriminel që duhet të ndiqet penalisht dhe të dënohet në një gjykatë” për urdhërimin e vrasjes së Qassem Soleimani, komandantit të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të ushtrisë iraniane, në janar 2020.

Zëdhënësja e NSA Adrienne Watson tha se kërcënimet iraniane burojnë nga dëshira e vendit për të kërkuar hakmarrje për vrasjen e komandantit të lartë iranian.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →