Bota Sport

Inter Majemi del me komunikatë zyrtare për dëmtimin e Mesit, zbulohet gjendja e yllit argjentinas

inter majemi del me komunikate zyrtare per demtimin e mesit zbulohet gjendja e yllit argjentinas



































Një Lionel Messi i shqetësuar u pa duke qarë në stolin e Argjentinës, pasi doli nga fusha e lojës duke çaluar në minutën e 64-t të finales së Kupës së Amerikës të së dielës, kundër Kolumbisë, në Majami.

MESI

“Pleshti” pësoi një dëmtim pa kontakt, ndërsa vraponte me shpejtësi të plotë në fushë ai qëndroi shtrirë në fushë fillimisht, u ndihmua të ngrihej në këmbë dhe menjëherë hoqi këpucën nga këmba e djathtë.

Teksa po largohej nga fusha, ylli argjentinas hoqi shiritin e kapitenit dhe hodhi këpucën në tokë i zhgënjyer. Imazhe të tij në lot u shfaq më pas, teksa sulmuesi u pikas duke mbuluar fytyrën dhe qarë me ngashërim në stol. Mesi ishte duke u përballur me një dëmtim në këmbë dhe shqetësim gjatë pjesës më të madhe të turneut, humbi finishin e fazës së grupeve të Argjentinës. Ai pati një tentativë gjuajtjeje në pjesën e parë të finales, por dukshëm gjendja e tij fizike nuk ka qenë ideale për asnjë moment.

Ndërkohë së fundmi, nëpërmjet një postimi zyrtar, klubi i Inter Majemit, ka zbuluar situatën e dëmtimit të Mesit.

Pas një vlerësimi mjekësor, është konstatuar se argjentinasi ka pësuar një dëmtim të ligamentit në kyçin e këmbës së djathtë. Disponueshmëria e kapitenit do të përcaktohet nga vlerësimet periodike dhe ecuria e rikuperimit të tij.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts