Qeveria japoneze i përgjigjet thirrjes për ndihmë të Zelenskyt, akordon një hua 3.3 mln dollarë për Ukrainën

qeveria japoneze i pergjigjet thirrjes per ndihme te zelenskyt akordon nje hua 3 3 mln dollare per ukrainen
qeveria japoneze i pergjigjet thirrjes per ndihme te zelenskyt akordon nje hua 3 3 mln dollare per ukrainen

Qeveria e Japonisë po finalizon marrëveshjet për një hua prej 3.3 miliardë dollarësh për Ukrainën, që do të merret nga burimet dhe fondet e ngrira të Rusisë.

Shuma korrespondon me 6% të paketës prej 50 miliardë dollarësh të premtuar së fundmi nga G7, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar burime diplomatike.

Huaja do të jepet nga SHBA (20 miliardë), BE (gjithashtu 20 miliardë), Japonia, Britania dhe Kanadaja (10 miliardë në total). Vendimi do të miratohet në një takim të G7 në margjinat e samitit të G20 në Brazil më vonë këtë muaj, tha Kyodo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →