Shqiperia

“Himara, vend i banuar nga grekë dhe shqiptarë”, Fredi Beleri pas betimit si eurodeputet: Do ta vazhdoj deri në fund dënimin tim!

himara vend i banuar nga greke dhe shqiptare fredi beleri pas betimit si eurodeputet do ta vazhdoj deri ne fund denimin tim
himara vend i banuar nga greke dhe shqiptare fredi beleri pas betimit si eurodeputet do ta vazhdoj deri ne fund denimin tim

Fredi Beleri ka dhënë një intervistë për mediat greke pas betimit të tij si eurodeputet i Demokracia e Re.
Duke folur për ANT1, ai tha se ishte një ditë gëzimi dhe emocioni të madh për të. Ai deklaroi se ndjen një përgjegjësi të madhe për të përmbushur pritshmëritë që janë krijuar, ndërsa në të njëjtën kohë falënderoi kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe popullin grek për besimin që treguan tek ai. Madje Beleri tha se gjatë gjithë kësaj kohe ka marrë shumë mesazhe mbështetjeje.

Mes të tjerash Beleri tha se duhet të paraqitet në burg të shtunën. “Kam bërë kërkesë për lirim nga burgu. Do të kthehem në Himarë, është shtëpia ime. Unë nuk do të largohem. Unë do të përballem me pjesën tjetër të dënimit tim sido që të jetë.”, tha ai. Beleri theksoi se Himara është një vend i banuar nga grekë dhe shqiptarë, të cilët kanë bashkëjetuar prej shumë vitesh dhe kështu duhet të jetë. “Ne duhet të kemi të drejta civile. Të kemi të drejtën e vetëvendosjes”, tha ai në mënyrë karakteristike.

Për shtetin ligjor në Shqipëri ai theksoi se; “Shumë raste tregojnë se drejtësia dhe ndarja e pushteteve nuk funksionojnë. Shqipëria është një vend evropian gjeografikisht dhe dua të besoj edhe nga ana kulturore. Por lidershipi i saj nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’iu afruar Bashkimit Evropian”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts