Zbardhet vendimi me oraret e reja të punës fleksibël për administratën! Rregullat e reja të kohëzgjatjes dhe pushimeve vjetore

zbardhet vendimi me oraret e reja te punes fleksibel per administraten rregullat e reja te kohezgjatjes dhe pushimeve vjetore



































Pas rritjes së pagave, qeveria konkretizon sot një tjetër vendim të premtuar për motivimin e administratës publike.

administrate

Bëhet fjalë për oraret fleksibël dhe mundësinë e kryerjes së lejeve vjetore të paguara e të papaguara në kohën e dëshiruar. Gazeta ka siguruar vendimin që pritet të merret në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

VENDIMI

Nga 8 orë e 30 minuta, orari i punës në administratë nga e hëna në të enjte do të jetë po njësoj, por me të vetmin ndryshim, fleksibilitein e kryerjes së këtij orari brenda ditës. Fasha e detyrueshme orare kur të gjithë nëpunësit duhet të jenë në vendet e tyre të punës, të jetë çdo ditë nga ora 9:30 deri në 15:30, ndërsa ditën e premte nga ora 9:30 deri në 13:00.

“Vendim për një ndryshim në vendimin nr. 568, datë 06.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit, orët shtesë dhe kompensimin e tyre në institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore”, bëhen shtesat dhe ndryshimet si vijon: Kohëzgjatja ditore e orëve të punës për të punësuarit në institucionet e administratës shtetërore:

a) Është çdo ditë 8 orë e 30 minuta, ndërsa ditën e premte është 6 orë.

b) Për këto institucione aplikohet orari ditor i punës fleksibël, me kushtin që të plotësohen orët e plota sipas përcaktimit në shkronjën “a”, të kësaj pike.

c) Orari i detyrueshëm kur të gjithë të punësuarit duhet të jenë në vendet e punës është çdo ditë 9:30 – 15:30, ndërsa ditën e premte 9:30 – 13:00″, citohet në vendimin që pritet të marrë OK sot në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave. Përjashtim bëjnë institucionet e pavarura apo bashkitë do të duhet ta rregullojnë vetë orarin e punës për punonjësit.

“Orari ditor i punës për të punësuarit, në institucionet e pavarura dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, përcaktohet në rregulloren e brendshme të institucionit”. Të tjera ndryshime në vendimin nr.568 lidhen me kohën e përcaktimit të pushimit vjetor të paguar si dhe atë pa të drejtë page bashkë me autoritetin kompetent për t’i dhënë këto të fundit.

“Titullari i institucionit/sekretari i përgjithshëm, kanë të drejtë ta delegojnë kompetencën e përcaktimit të kohës së kryerjes së pushimit vjetor të paguar tek drejtuesi i njësisë së burimeve njerëzore të institucionit.

Titullari i institucionit/sekretari i përgjithshëm, kanë të drejtë ta delegojnë kompetencën e përcaktimit të kohëzgjatjes së pushimit pa të drejtë page tek drejtuesi i njësisë së burimeve njerëzore të institucionit”, citohet në vendim.

KOHEZGJATJA E PUNES

• Kohëzgjatja ditore e orëve të punës të jetë 8 orë e 30 minuta nga e hëna deri të enjten dhe 6 orë ditën e premte.

• Orari ditor i punës të jetë fleksibël, me kushtin që të plotësohen orët e plota (pra 8.5 orë dhe 6 orë).

• Fasha e detyrueshme orare kur të gjithë nëpunësit duhet të jenë në vendet e tyre të punës, të jetë çdo ditë nga ora 9:30 deri në 15:30, ndërsa ditën e premte nga ora 9:30 deri në 13:00.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →