“Luarasi”, roli i praktikave profesionale në zhvillimin e karrierës

luarasi roli i praktikave profesionale ne zhvillimin e karrieres



































RESINA PLLAHARESINA PLLAHA

Praktikat profesionale janë një komponent i rëndësishëm i edukimit universitar, duke luajtur një rol të pazëvendësueshëm në përgatitjen e studentëve për tregun e punës. Një praktikë efikase në kompani ofron përfitime të shumta, që ndihmojnë studentët të zhvillojnë aftësi praktike dhe të ndërtojnë një bazë solide për karrierën e tyre të ardhshme. Në Shqipëri, ky proces ka filluar të marrë një rëndësi të veçantë, veçanërisht në universitetet që kanë kuptuar vlerën e lidhjes së ngushtë mes edukimit akademik dhe përvojës praktike. Universiteti “Luarasi” është një nga institucionet që ka investuar ndjeshëm në krijimin e mundësive për studentët për të ndjekur praktika profesionale.

“Hysenbelliu Grup” është mbështetësi kryesor i universitetit “Luarasi”, i cili çdo vit akademik pranon studentë për internshipe dhe praktika profesionale, duke iu ofruar edhe mundësi punësimi. Ndryshe nga teoritë dhe konceptet që mësohen në auditorë, praktika i lejon studentët të përvetësojnë aftësi specifike si përdorimi i mjeteve dhe teknologjive të industrisë, menaxhimi i projekteve dhe zgjidhja e problemeve reale të biznesit. Përvoja praktike është një aset i çmuar për CVnë e çdo studenti. Puna në një kompani prestigjioze ose në një projekt të rëndësishëm mund të rrisë atraktivitetin e CV-së dhe të bëjë që studenti të dallohet nga konkurrenca. Më poshtë mund të gjeni se cilat janë përfitimet dhe sfidat e praktikave profesionale në Shqipëri, si dhe strategjinë që ka zgjedhur Zyra e Karrierës për të qenë ura lidhëse mes studentëve dhe institucioneve me të cilët ka bashkëpunim.

PËRFITIMET E PRAKTIKAVE PROFESIONALE

Zhvillimi i aftësive praktike: Praktikat profesionale ofrojnë mundësinë për të zhvilluar aftësi praktike, që shpeshherë nuk mund të fitohen vetëm përmes studimeve teorike. Këto përfshijnë aftësi në menaxhimin e projekteve, punën në grup dhe aftësi specifike të fushës së studimit.

Ndërtimi i rrjetit profesional: Përmes praktikave, studentët kanë mundësinë të ndërtojnë rrjete profesionale, të cilat mund të jenë të dobishme në karrierën e tyre të ardhshme. Këto lidhje mund të çojnë në oferta pune, ose mundësi të tjera profesionale.

Kuptimi i tregut të punës: Praktikat u japin studentëve një pasqyrë të qartë të tregut të punës dhe kërkesave të tij. Kjo i ndihmon ata të përshtaten më mirë me kërkesat dhe pritshmëritë e punëdhënësve.

Përmirësimi i CV-së: Përvojat praktike janë të çmuara për përmirësimin e CV-së dhe rritjen e atraktivitetit për punëdhënësit e ardhshëm.

SFIDAT E PRAKTIKAVE PROFESIONALE

Gjetja e praktikave të përshtatshme: Një nga sfidat kryesore është gjetja e praktikave që përputhen me objektivat e karrierës së studentëve. Shpeshherë, vendet e praktikës janë të kufizuara dhe konkurrenca është e lartë.

Përshtatja me kulturën e punës: Një sfidë tjetër është përshtatja me kulturën e punës në një mjedis të ri profesional. Kjo përfshin menaxhimin e kohës, marrëdhëniet me kolegët dhe përgjegjësitë e reja.

Mungesa e përvojës fillestare: Shumë studentë e kanë të vështirë të fillojnë praktikën pa pasur përvojë paraprake, gjë që mund të jetë një pengesë për të mësuar dhe për të kontribuar në mjedisin e punës.

Universiteti “Luarasi” ka treguar një përkushtim të veçantë në integrimin e praktikave profesionale në kurikulat e tij. Stafi i Zyrës së Karrierës në këtë universitet punon ngushtë me studentët për t’i ndihmuar ata të gjejnë praktika, që përputhen me objektivat e tyre të karrierës. Universiteti “Luarasi” ka krijuar partneritete strategjike me një sërë kompanish dhe institucionesh, që ofrojnë mundësi praktike për studentët, të cilët studiojnë në Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit dhe Fakultetin e Shkencave Mjekësore. Këto bashkëpunime sigurojnë që studentët të kenë qasje në mundësi të shumta praktike. Zyra e Karrierës ofron këshillim dhe mbështetje për studentët në procesin e aplikimit për praktika.

Ky shërbim përfshin ndihmën për përgatitjen e CV-së, letrave motivuese dhe përgatitjen për intervista. Përveç praktikave, universiteti “Luarasi” organizon programe trajnimi dhe seminare për të përgatitur studentët për tregun e punës. Këto programe përfshijnë trajnim në aftësi të buta, si komunikimi dhe menaxhimi i kohës, të cilat janë thelbësore në çdo mjedis pune. Praktikat profesionale janë një hap thelbësor në zhvillimin e karrierës së studentëve dhe ofrojnë një shembull të vlefshme të jetës profesionale. Universiteti “Luarasi”, me angazhimin e tij ndaj përvojave praktike, siguron që studentët të kenë një bazë të fortë për të ndërtuar karrierën e tyre të ardhshme.

*Pedagoge, Fakulteti Ekonomik Përgjegjëse e Zyrës së Karrierës

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →