Bota Sport

Ahmetaj dhe Xhoel e nisin nga minuta e parë, ja si pritet të rreshtohet Egnatia kundër Boracit

ahmetaj dhe xhoel e nisin nga minuta e pare ja si pritet te rreshtohet egnatia kunder boracit


































Egnatia zhvilloi dje seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Egnatia Arena”, ku trajneri Tetova dha udhëzimet e fundit para duelit të kthimit kundër Borac Banja Luka.

egnatia

Rrogozhinasit, të cilët duhet të përmbysin humbjen 1-0 të ndeshjes së parë, pritet që sot të luajnë me modulin 3-5-2, ku në portë do të jetë Alen Sherri, i cili ka për detyrë të mbajë kuadratin e paprekur. Kapiteni Malota do të luajë në mbrojtje me Xhemajlin dhe Dylis, një treshe e konsoliduar që në takimet e fundit të sezonit të kaluar. Nga krahët do të jenë Fangaj nga e djathta dhe Alijev nga e majta, në vend të Ndrecës që mungon për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë, ashtu si Zejnullai.

Në mesfushë, Aleksi luan në rolin e regjisorit dhe në krah do të ketë Lushkjen dhe Ahmetajn. Në sulm pritet që të aktivizohen Ibrahimoglu dhe Xhoel. Lojtari 21-vjeçar duket se e ka fituar balotazhin me Redi Kasen. Bakajoko nuk është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit dhe nuk do të jetë i gatshëm për Egnatian sot kundër Borac. Lojtari nga Bregu i Fildishtë do të bashkohet me grupin pas disa ditësh. Mungojnë për shkak kartonësh dy titullarë me peshës si Ndreca dhe Zejnullai.ffdfgPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts