Ish-ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu është rikthyer në Tiranë. Ish-diplomati amerikan do të nderohet në një ceremoni me “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj i uroi “mirë se ardhjen në shtëpi” dhe shkroi se mezi pret të takojë si ish-ambasadorin Arvizu.
“Mezi pres të ritakoj sot një mik të mirë të qytetit tonë, ambasadorin Alexander Arvizu, për ta nderuar pas pak me “Çelësin e Qytetit”, si një qytetar i nderuar i Tiranës. Mirë se vjen në shtëpi, Alex”, shkruan Veliaj.
Ceremonia do të zhvillohet rreth orës 11:00 në Bashkinë e Tiranës.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co