Shqiperia

Dasma arbërore e Skënderbeut me Donikën inskenohet në gurët e lashtë të kishës së Shën Mërisë në Vaun e Dejës

dasma arberore e skenderbeut me doniken inskenohet ne guret e lashte te kishes se shen merise ne vaun e dejes
dasma arberore e skenderbeut me doniken inskenohet ne guret e lashte te kishes se shen merise ne vaun e dejes

Ashtu si 573 vite më parë, dasma arbërore e Skenderbeut me Donikën, u inskenua në gurët e lashtë të kishës së Shën Mërisë në Vau Dejës. Në këtë vend të shenjtë, një pjesë e historianëve mendojnë se heroi ynë kombëtar u martua aty dhe jo në Ardenicë me të bijën e Gjergj Arianitit, princ i Kaninës së Vlorës më 26 prill 1451. Regjisorja Valbona Lluka thotë se u morën detaje nga libri i Marin Barletit për të kurorëzuar dasmën e Skendërbeut…

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Balkanweb se Bashkia Vau Dejës organizoi këtë pjesë teatrale të dasmës së heroit tonë legjendar.

Nikson Shabani, përfaqësues i katolikëve shqiptar në Austri dhe disa shtete të tjera, një prej ideatorëve të kësaj dasme dhe hulumtues i figurës së Skendërbeut thotë se me këto ngjarje kulturore mbajmë gjallë kujtesën tonë historike….

Për dy studiuesit dom Nikë Ukgjini, famullitar i Kukelit në Vau Dejës dhe akademikun Primo Shllaku dasma e Skenderbeut është fillimi i një epoke restauruese në një kohë kur shumë objekte kulturore e historike janë shkatërruar apo kur ende shqiptarët nuk e njohin vendin e tyre…

Pjesëmarrësit në dasmë e improvizuar të Skenderbeut përveç emocioneve shprehen se këto ngjarje të mëdha të kombit shqiptar nuk duhen lënë në harresë nga institucionet…

Kisha e Shën Mërisë ku mendohet se mund të jetë vendi ku Skenderbeu kurorëzoi dashurinë e tij me Donikën, u ndërtua në shekullin e XIII. Ajo kishë ishte e vetmja e stilit romak që ruhej në Shqipëri derisa komunizmi e shembi me tritol në vitin 1967 duke sjellë kështu një humbje të madhe të trashëgimisë kulturore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts