Shqiperia

“Strategji vetëvrasëse”/ Rama flet për rritjen e çmimeve në jug, mesazhi për pronarët vlonjatë: Do bini në “gropën” e gjoksit tuaj

strategji vetevrasese rama flet per rritjen e cmimeve ne jug mesazhi per pronaret vlonjate do bini ne gropen e gjoksit tuaj
strategji vetevrasese rama flet per rritjen e cmimeve ne jug mesazhi per pronaret vlonjate do bini ne gropen e gjoksit tuaj

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përpara kryebashkiakëve të vendit, foli edhe për turizmin në vendin tonë.

Rama tha se çmimet e larta në jug të vendit janë një problem që duhet të rregullohet. Sipas tij, në këtë aspekt, problem më i madh është Vlora, ku operatorët turistikë, sipas tij, duhet që të operojnë me çmime normale.

Edi Rama: Është e nevojshme të merret në konsideratë dhe diçka tjetër. Qeveria dhe bashkitë nuk vendosin çmimet, këtë sistem kemi zgjedhur e nuk vendosim çmimet e hoteleve dhe restoranteve. Por, ama në Vlorë, në Sarandë, ku janë dhe dy pikat e një rritjejeve absurde të çmimeve, është e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve dhe t’ju thuhet se kjo është strategjikisht vetëvrasje. Duhet të komunikohet e të flitet, se rritja e palogjikshme e çmimeve vjen me kosto shumë të lartë vitin tjetër, se të ishte kaq kollaj do e bënte gjithë bota. E kanë bërë në pjesë të caktuara, por kanë marrë mësime.

[embedded content]

Çmimet duhet të jenë të arsyeshme, është dhe çështje dijeje. Shikoni Durrësin, Shëngjinin e Velipojën, e janë stabël. Vlonjatët janë molla e sherrit. Kjo sepse tani që Vlora është bërë kaq e kërkuar dhe konkurruese, gropa në gjoksin e vlonjatëve është bërë një grope e tillë, ku do të bien vetë këta, që ngrenë çmimet në atë farë feje. Është e turpshme dhe për të krijuar klimë absurde, që në këto momente kur ne kemi hyrë të Champions Leaguen e turizmit të Mesdheut, të nisin këto belbëzime. Vlonjatëve iu ka dalë dhe syri dhe nami, iu kanë dalë dhe trutë nga vendi atyre që kanë hotelet, urojmë që ta kuptojnë. Duhet të zbresin me këmbë në tokë, nuk ua kërkon dot vlonjatëve që të zbresin me këmbë në tokë, por të paktën të zbresin në kat të dytë. Plazhet publike janë aty, plazhi publik në Sarandë është aty për të gjithë, por dhe njëherë, më mirë syri sesa nami.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts