![Merakto/ PSG gati oferta e “çmendur” për Osimhen, miliona për Napolin e De Laurentis 2 merakto psg gati oferta e cmendur per osimhen miliona per napolin e de laurentis](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/merakto-psg-gati-oferta-e-cmendur-per-osimhen-miliona-per-napolin-e-de-laurentis.jpg)
Orë deçizive për Victor Osimhen tek PSG. Klubi parisien është i gatshëm të kryejë blerjen më të bujshme të verës, për të afruar nigerianin e Napolit tek kryeqytetasit. Do të jetë një tratativë e vështirë, por sikundër bëjnë me dije mediat italiane, klubi nga Parisi është gati të bëjë çmedurira për Osihmen, të cilin e shikon si pasuesin e Kylian Mbappe.
Flitet se për momentin nga PSG janë ofruar 100 milionë euro, por presidenti napoletan Aurelio De Laurrentis kërkon për sulmuesin nigerian 130 milionë euro. Megjithatë fakti që agjenti i Osimhen, Roberto Calenda ka udhëtuar së fundmi drejt Parisit, për të takuar drejtuesit e klubit parisien, do të thotë se të dyja klubet si dhe dëshira e lojtarit është që tratativa të mbyllet.
Në këtë mënyrë skuadra e teknikut Antonio Conte mund të hidhej në “sulm” për Romelu Lukakun, që ditë e fundit duket se i ka shprehur “dashurinë” ish teknikut të tij tek Inter, për t’iu bashkuar atij sërish, këtë herë tek Napoli.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co