Një 28-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës, për shkak se theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Policia njofton se i riu është konstatuar jashtë banesës duke thyer kështu masën e sigurisë të marrë ndaj tij.
Njoftimi:
Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin A. S., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co