Sport

ZYRTARE/ Portieri i Kosovës ndërron skuadër, por Muric qëndron në Premier League

zyrtare portieri i kosoves nderron skuader por muric qendron ne premier league
zyrtare portieri i kosoves nderron skuader por muric qendron ne premier league

Arijanet Muric me skuadër të re. Portieri i Kosovës ka firmosur me Ipswich Town, skuadër që u ngjit në elitë. Muric lë kështu Burnley, pas dy edicionesh me këtë ekip.

“Gardiani” do të veshë fanellën e Ipswich për disa vite, ai nënshkruajti një kontratë që ka vlerë deri në 2028-tën. “Jam i emocionuar që i jam bashkuar Klubit dhe mezi pres të filloj. Kam parë se si luajti skuadra sezonin e kaluar dhe ndjeva se stili do të më përshtatet shumë, kështu që kjo është lëvizja perfekte për mua.
Kam pasur biseda të mira me menaxherin dhe Rene (Gilmartin, shef i portierit) dhe besoj se ky është vendi i duhur për mua që të jem ndërsa klubi kalon në Ligën Premier. Mezi pres të fillojm”,- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts