Orban propozon rezolutë për atentatin ndaj Trump, Parlamenti Evropian e refuzon: Nuk do t’u japim platformë armiqve të demokracisë

orban propozon rezolute per atentatin ndaj trump parlamenti evropian e refuzon nuk do tu japim platforme armiqve te demokracise
orban propozon rezolute per atentatin ndaj trump parlamenti evropian e refuzon nuk do tu japim platforme armiqve te demokracise

Parlamenti Evropian ka hedhur poshtë një propozim të së djathtës ekstreme për të diskutuar për tentativën për vrasjen e Donald Trump dhe dhunën në rritje politike në legjislaturën e BE-së, shkruan Politico.

Grupi Patriotët për Evropën e Orbanit kërkuan një debat mbi  atentatin ndaj Trump dhe bëri thirrje për një rezolutë që dënon dhunën. Propozimi u refuzua me 337 vota kundër, 119 pro dhe 15 abstenime.

Një grup tjetër i ekstremit të djathtë, Evropa e Kombeve Sovrane, votoi pro, si dhe grupi i konservatorëve dhe reformistëve evropianë të ekstremit të djathtë, i cili përfshin eurodeputetët e kryeministres italiane Giorgia Meloni.

“Patriotët për Evropën sot propozuan një debat në Parlamentin Evropian për tentativën për vrasjen e ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe rritjen e dhunës politike në Evropë, por grupet tradicionale e refuzuan atë”, shkruante grupi Patriots në një postim në rrjetet sociale.

Patriotët për Evropën u formua muajin e kaluar dhe është grupi i tretë më i madh në Parlamentin Evropian. Ai përbëhet nga eurodeputetë nga partitë e Viktor Orban dhe Marine Le Pen.

Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë, Socialistët dhe Demokratët, Rinovimi liberal i Evropës, të Gjelbërit dhe e Majtë votuan kundër diskutimit të atentatit.

“Ne nuk do t’u japim një platformë armiqve të demokracisë, ne besojmë se një kordon sanitar është i nevojshëm për të gjitha grupet e krahut të djathtë ekstrem në parlament për t’i penguar ata që pikëpamjet antidemokratike të bëhen të zakonshme,” tha bashkëkryetari i grupit të majtë Martin Širdevan për Politico.

“Ne kishim një marrëveshje midis grupeve politike që të mos shtonim asnjë debat në këtë seancë plenare, përveç mbështetjes për Ukrainën,” tha një zëdhënës i PPE për Politico.

“Shumica e majtë-liberale në Parlamentin Evropian nuk dëshiron të dënojë përpjekjen për të vrarë Donald Trump,” shkroi në rrjetet sociale pas votimit nënkryetarja e parë e grupit Kinga Gal, një anëtare e Parlamentit Evropian nga partia Fidesz e Orbanit.

Deputeti belg i ekstremit të djathtë dhe anëtari i Patriotit Tom Vandendrische shprehu gjithashtu zemërim për propozimin e refuzuar, duke e quajtur atë “hipokrizi”.

“Zemërimi për sulmin ndaj demokracisë duket se është mjaft selektiv në Parlamentin Europian”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →