Sport

ZYRTARE/ Mesfushori rinovon me Realin, në Madrid edhe një sezon

zyrtare mesfushori rinovon me realin ne madrid edhe nje sezon
zyrtare mesfushori rinovon me realin ne madrid edhe nje sezon

Luka Modric ka rinovuar kontratën me Real Madrid. Mesfushori  kroat do të qëndrojë te madrilenët, edhe për një sezon. Klubi madrilen dhe futbollisti nënshkruan sot një marrëveshje, të vlefshme deri në vitin 2025.

Në fakt, gjithçka ka ardhur pas dakordësisë së trajnerit të skuadrës, Ancelotti, i cili ka lënë të kuptohet se Modric është pjesë e skemave për sezonin e ri. Numri një i pankinës së skuadrës është i vetëdijshëm se 38-vjeçari nuk premton të tjetë titullar, por që mund të kontribuojë në momente të rëndësishme.

Modric u bashkua me Realin në vitin 2011, periudhë në të cilën erdhi nga Tottenham. Prej atëherë, në një pjesë të mirë të sezoneve, ai numëron një mesatare prej 30 ndeshjesh për edicion. Në sezonin që kaloi, lojtari u impenjua në 32 ndeshje në kampionat, realizoi 2 gola dhe dhuroi 6 asiste.

Modric është një nga më të preferuarit nga tifozët, për atë që ka dhënë për fanellën. Në shtëpinë e Realit, para vitit të ri futbollistik, ka ende disa çështje, që  pritet të zgjidhen shumë shpejt. Deri më tani, spanjollët kanë bërë një goditje të madhe në merkato, pasi kanë prezantuar edhe Kylian Mbappe.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts