Shqiperia

Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, Policia publikon planin e masave/ Ja rrugët që bllokohen

protesta e opozites para bashkise se tiranes policia publikon planin e masave ja rruget qe bllokohen
protesta e opozites para bashkise se tiranes policia publikon planin e masave ja rruget qe bllokohen

Opozita do të zhvillojë protestën e rradhës para Bashkisë së Tiranës, në vijim të tubimeve që kanë nisur prej më shumë se 3 muajsh, ku kërkohet dorëheqja e Kryebashkiakut Erion Veliaj. Opozita e akuzon Veliaj për skandalin ‘5D’, ndërsa i ka kërkuar SPAK që të marrë nën hetim Kryetarin e Bashkisë. Protestat e deritanishme kanë prodhuar në jo pak raste tensione, ndërsa protestuesit djegin goma dhe hedhin flakadanë në drejtim të bashkisë, ose qëllojnë me vezë dhe mollë godinën.

Ndërkohë Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave, ndërsa njofton edhe akset rrugore që do të bllokohen.

“Në kuadër të një tubimi që do të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se duke filluar nga nesër, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts