Bota

Kanada, rrugët e Torontos kthehen në lumenj pas përmbytjeve të mëdha, përmbytet edhe rezidenca e Drake

kanada rruget e torontos kthehen ne lumenj pas permbytjeve te medha permbytet edhe rezidenca e drake
kanada rruget e torontos kthehen ne lumenj pas permbytjeve te medha permbytet edhe rezidenca e drake

Toronto , qyteti më i madh i Kanadasë, është goditur këto ditë nga përmbytje të mëdha, ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëme masive materiale të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që goditën qytetin të martën më 17 korrik. Shumë nga rrugët kryesore të qytetit, si dhe qendra kryesore e transportit Union Station, u mbyllën për shkak të përmbytjeve, raporton Deutsche Welle.

Imazhet nga qyteti treguan automjete të zhytura deri në çatitë e tyre dhe ekuipazhet e shpëtimit që përpiqeshin të arrinin njerëzit e bllokuar në makinat e tyre dhe në ashensorë.

Shërbimet e urgjencës kanë lëshuar gjithashtu paralajmërime për përmbytjet për zonën më të madhe të Torontos, ku jetojnë rreth 6 milionë njerëz. Vlerësohet se mbi 160 mijë qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike.

Kryebashkiaku i Torontos Olivia Chow shprehu shqetësimin, sipas agjencisë së lajmeve Canadian Press. “Ne me të vërtetë duhet të merremi seriozisht me ndryshimin e klimës, sepse këto lloj ditësh do të jenë shumë më të shpeshta,” u tha Chow gazetarëve, duke premtuar se do të rishikonte planet e qytetit për mbrojtjen nga përmbytjet.

Përmbytet pallati i Drake

Edhe rezidenca e reperit Drake është prekur nga reshjet e dendura të shiut në Toronto, siç ka treguar ai në një video në rrjetet sociale.

Në një story që ndau të martën, reperi kanadez filmoi një burrë që shtynte të hapte disa dyer të dyfishta xhami ndërsa uji derdhej nga ajo që dukej të ishte një dollap në një banjë.

Shikoni videon

Drake tregoi pamjet nga dhoma ku u pa duke ecur me një fshesë me ujë deri në kyçin e këmbës dhe duke u përpjekur të nxirrte ujin nga dhoma. Pavarësisht përpjekjeve të dy burrave, uji duket se vazhdon të hyjë në dhomë.

Gjithsesi, reperi e ka marrë me humor incidentin, teksa i ka vënë mbishkrimin klipit: “ Shpresoj të jetë një Espresso Martini ”, duke iu referuar ujit të kafesë.

Reperi nuk ka dhënë ende ndonjë informacion tjetër për gjendjen e shtëpisë së tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts