Shefi i diplomacisë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka diskutuar në Bruksel me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Sa i përket dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, Borrell ka kërkuar angazhim në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese mes palëve për normalizimin e raporteve.
“Përfaqësuesi i lartë Borrell ka ritheksuar se BE pret si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, me mirëbesim dhe në frymën e kompromisit, dhe të arrijnë pa vonesa marrëveshjen gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese për normalizimin e marrëveshjeve në përputhje me bazën ligjore të BE-së dhe të drejtës ndërkombëtare.
Prioriteti më i lartë është të lëvizjet përpara me zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve. Përfaqësuesi i lartë Borrell ka rikujtuar se rrugët respektive evropiane të Kosovës dhe Serbisë kalojnë përmes dialogut”, tha BE-ja përmes një njoftimi për media.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co