Pas atentatit të Donald Trump, ky është trendi i ri i tatuazheve

pas atentatit te donald trump ky eshte trendi i ri i tatuazheve

Vetëm pak ditë pas atentatit të Donald Trump në Pensilvani, një trend i ri i tatuazheve ka nisur në masë mes adhuruesve të tij, por edhe më gjerë.

Tim Lease, një tatuazhist, është habitur nga fluksi i këtyre ditëve në studion e tij. Të gjithë i kërkonin të njëjtin tatuazh – të pikturohej imazhi, tashmë i famshëm, i Trumpi-t të përgjakur, pas atentatit që iu bë në Pensilvani gjatë fundjavës.

I pari që hyri në studio, tregon Lease, ishte vetëm pak minuta pas të shtënave: “Klienti i parë që kam bërë tatuazh, hyri në dyqanin disa momente pas të shtënave”,- tha Tim, nga Orlando, Florida. Tatuazhi u realizua për tri orë dhe i kushtoi pronarit 700 dollarë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Por ky ishte vetëm fillimi. Me dhjetëra tatuazhe të tjera janë realizuar këto ditë edhe në studio të tjera tatuazhesh: imazhi është po ai – Trump pas atentatit.

Megjithëse Tim Lease nuk ishte shumë entuziast në momentin që iu propozua imazhi për ta bërë tatuazh, më vonë mendoi “kurrë mos thuaj kurrë”: “Disa orë më vonë e përfundova dhe e postova në internet. E dija që do të bëhej virale. Mendova se mund të ishte argëtuese… Që nga ai moment jam lavdëruar, jam kritikuar dhe gjithçka tjetër…”

Tim tha se ai “personalisht nuk është i përfshirë në procesin politik” dhe shtoi: “Më pëlqen shumë të bëj tatuazhe. Kam qenë artist gjatë gjithë jetës sime, adhuroj muzikën dhe artin e bukur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →