Shqiperia

Bujar Hudhri rrëfen raportet me Kadarenë: Ndjej një boshllëk, por edhe njëlloj qetësie. Ja fjalia e fundit që më tha…

bujar hudhri rrefen raportet me kadarene ndjej nje boshllek por edhe njelloj qetesie ja fjalia e fundit qe me tha
bujar hudhri rrefen raportet me kadarene ndjej nje boshllek por edhe njelloj qetesie ja fjalia e fundit qe me tha

Në emisionin “Open” në News24 ishte botuesi Bujar Hudhri. Ai ka folur për gjeniun e letrave shqiptare, Ismail Kadare, që u nda nga jeta më 1 korrik.

Hudhri tha se tashmë ndjen njëlloj qetësie, duke iu referuar këtu intensitetit të takimeve dhe punës me Ismail Kadarenë.

Por, botuesi shprehet se largimi i ismail Kadaresë i ka krijuar edhe një boshllëk.

“Nuk kam ku të shkoj, nuk ngutem, pasi bisedat dhe takimet, bashkëpunimi me Kadarenë, ishte me një instensitet të rrallë, gjithëpërfshirës.

Kjo përfshirje emocionale ishte si ajo shprehja që po e perifrazoj “Shqipëria hyri në diktaturë si në festë”. Kisha një bashkëpunim të gjatë, një bashkëpunim që përfshinte procesin krijues, atë rishikues”, tha Hudhri.

Në vijim ai ka sjellë në vëmendje fjalinë e fundit që i ka thënë Kadare, tre ditë para se të ndahej nga jeta.

“Falimenderit Bujar”, kjo ishte fjalia e fundit që më ka thënë ditën e premte, ndërsa të hënën u nda nga jeta.

Hudhri tha se Ismail Kadare nuk kishte probleme shëndetësore, ndërsa shkaku i vdekjes është “arrest kardiak”.

“Pengu që kam është që nuk arrita të flas ditën e fundit, të hënën”, tha Hudhri.

Në vijim ai rrëfeu se shkak i takimeve me Ismail Kadarenë është bërë vëllai i botuesit. “Unë synoja të mbështesja autorët shqiptarë, letërsinë shqiptare.  E ndjeja që ndaj letërsisë shqipe, ndaj shkrimtarëve shqiptarë po mbahej një qëndrim jo i drejtë.  Kadare kishte botuesen e tij në Paris, Brikena Çabej. Nuk synoja ti zija vendin Brikenës, por Kadare donte botuesin e tij në Tiranë”, tha Hudhri.

Në vijim, ai rrëfeu takimin e parë që kishte me Ismail Kadarenë. “Më lqa një takim në shtëpinë e tij në orën 14:00, unë me thënë të drejtën mendova se ishte kohë dreke, dhe nuk shkova. Por më pas mësova se në orën 14:00 ai zhvillonte takimet më të rëndësishme”, rrëfeu Hudhri.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts