Lajme të mira nga Pallati Mbretëror, përmirësohet shëndeti i Kate Middleton, shkon të takojë vjehrrin e saj

lajme te mira nga pallati mbreteror permiresohet shendeti i kate middleton shkon te takoje vjehrrin e saj
lajme te mira nga pallati mbreteror permiresohet shendeti i kate middleton shkon te takoje vjehrrin e saj

Java e kaluar ka qenë veçanërisht e vështirë për familjen mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar pasi Pallati Buckingham njoftoi të hënën se Mbreti Charles ka kancer. Lehtësimi erdhi shpejt edhe pse gjendja shëndetësore e mbretit është e shërueshme dhe kanceri është në fazat e hershme.

Lajmit të mirë iu shtua edhe informacioni i publikuar nga Dailymail se Kate Middleton po përmirësohet pas operacionit të planifikuar të suksesshëm tre javë më parë.

Një tregues i qartë se shëndeti i saj po përmirësohet dhe ajo po rikuperohet shpejt është se, sipas raportit, ajo ishte në gjendje të bashkohej me bashkëshortin e saj Princin Ëilliam dhe tre fëmijët e tyre në Sandringham Estate në Norfolk, ku ndodhet vjehrri i saj Mbreti Charles, që po merr trajtim mjekësor. “Katherine është duke u rikuperuar mirë”, -tha burimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co