Bota

Tjetër kongresmen demokrat i kërkon dorëheqjen Bidenit: Tërhiqu, je humbës ndaj Trump

tjeter kongresmen demokrat i kerkon doreheqjen bidenit terhiqu je humbes ndaj trump
tjeter kongresmen demokrat i kerkon doreheqjen bidenit terhiqu je humbes ndaj trump

Ligjvënësi demokrat Adam Schiff i bëri thirrje presidentit Joe Biden që të tërhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale.

Ai i bëri këto komente gjatë një deklarate për gazetën ‘Los Angeles Times’ të mërkurën. Zoti Schiff është demokrati i 20-të në Kongres që i kërkon presidentit Bide të tërhiqet.

“Një presidencë e dytë e Trumpit do të minonte themelet e demokracisë sonë dhe unë kam shqetësime serioze nëse presidenti është në gjendje ta mundë atë (Donald Trumpin) në nëntor”, citohet të ketë thënë zoti Schiff, një demokrat nga Kalifornia që kandidon për Senatin amerikan.

Shqetësimet e demokratëve mbi aftësitë e presidentit aktual 81 vjeçar për ta mposhtur rivalin republikan, apo nëse është në gjendje që të udhëheqë vendin për një mandat të dytë, u shtuan pas paraqitjes së dobët të zotit Biden në debatin e parë presidencial, të 27 qershorit.

Ish-presidenti Trump ndodhet aktualisht në Miluoki, ku po mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Republikane, disa ditë pasi ai i shpëtoi një atentati me armë, gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani./VOA/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts