Bota

Nancy Pelosi i tregojnë “rrugëdaljen” Joe Biden: Nuk mund ta mposhtësh Donald Trump

nancy pelosi i tregojne rrugedaljen joe biden nuk mund ta mposhtesh donald trump



































Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, i ka thënë privatisht Presidentit Joe Biden në një bisedë të fundit se sondazhet tregojnë se ai nuk mund ta mposhtë Donald Trumpin.

joe biden

Sipas burimeve për CNN, Pelosi i tha Biden se ai mund të shkatërrojë shanset e demokratëve për të fituar Dhomën e Përfaqësuesve në nëntor, nëse vazhdon të kërkojë një mandat të dytë.

Presidenti iu përgjigj duke i thënë Pelosit se i ka parë sondazhet dhe tregojnë se ai mund të fitojë, tha një burim.

Një tjetër nga burimet e përshkroi Bidenin si një qëndrim mbrojtës në lidhje me sondazhet.

Kjo telefonatë shënon bisedën e dytë mes ligjvënëses së Kalifornisë dhe Biden që nga debati katastrofik i presidentit më 27 qershor. Ndërsa data e saktë e bisedës nuk ishte e qartë, por burimi tha se ndodhi brenda javës së kaluar. Pelosi dhe Biden folën gjithashtu në fillim të korrikut.

Pelosi në një intervistë javën e kaluar: “I takon presidentit të vendosë nëse ai do të kandidojë. Ne të gjithë po e inkurajojmë atë që të marrë atë vendim sepse koha është e shkurtër.”

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts