Vritet një polic serb dhe një tjetër mbetet i plagosur! Ministria e Brendshme: Ja çfarë dyshohet

vritet nje polic serb dhe nje tjeter mbetet i plagosur ministria e brendshme ja cfare dyshohet

Një polic serb është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë, sipas Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç në Loznicë në orët e para të së enjtes.



vritet nje polic serb dhe nje tjeter mbetet i plagosur ministria e brendshme ja cfare dyshohet

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit të lëshuar nga autoritetet e Kosovës me emrin e Artan Hajzirit, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

Ivica Daçiç ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:55, kur zyrtarët policorë, teksa kanë qenë duke kontrolluar makinat në një pikë kontrolli në Lipniçki Shor, kanë ndaluar një makinë Mercedes, me targa të Tutinit të Serbisë, në të cilën kanë qenë dy persona.

Sipas Ministrisë, njëri prej personave, më pas, ka qëlluar me armë duke e goditur zyrtarin policor Nikolla Kërsmanoviç në gjoks dhe zyrtarin policor Iliç Vjekosllav në shpatull, dhe më pas është larguar.

Sipas saj, policia është në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →