Kosova

Vdes një person në Malishevë, policia nis hetimet

vdes nje person ne malisheve policia nis hetimet
vdes nje person ne malisheve policia nis hetimet

Një person ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Malishevë dhe humbjen e jetës së tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:20 minuta në Malishevë.

Më tej, bëhet me dije se rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

“Lidhur me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë tij ka ndërruar jetë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts