Siç raportohet nga “AS”, dje Alvaro Morata i ka thënë lamtumirë Atletikos së Madridit përpara se të transferohej në Milano.
Sulmuesi shkoi në Metropolitano pasdite për të folur personalisht me drejtuesit bardhekuq, Enrike Serezo dhe Migel Angel Zhil, dhe për të shpjeguar arsyet e këtij vendimi për largim. Menjëherë më pas, qendërsulmuesi i ardhshëm i kuqezinjve donte gjithashtu të shkonte dhe t’i përshëndeste Diego Simeone dhe ish-bashkëlojtarët e tij tashmë të cilët po stërviten në një kampus që është rreth një orë nga Madridi.
I pranishëm ishte edhe drejtori sportiv Andrea Berta. Më parë Morata kishte kryer dhe kaluar me sukses vizitat mjekësore me Milanin dhe më pas do të nënshkruajë kontratën e re që do ta lidhë me “Djallin” deri në vitin 2028. Për ta marrë nga Atletiko Madrid, klubi kuqezi pagoi klauzolën e lirimit prej 13.5 milionë euro. Pavarësisht axhendës së ngarkuar, 31- vjeçari, ka gjetur kohë për folur ekskluzivisht për “Sky Sport”.
Çfarë ju bindi për Milanin?
Besimi i Zlatan Ibrahimoviçit, klubit kuqezi dhe trajnerit. Më kanë telefonuar të gjithë dhe jam besimplotë për këtë aventurë. Mezi pres të filloj. Tani po shkoj me pushime sepse duhet të jem me familjen time që më ka ndihmuar shumë, përndryshe do të stërvitesha nga nesër.
Ky rikthim në Serinë A, a është paksa si kthim në shtëpi?
Po. Në Itali më kanë trajtuar me respekt të jashtëzakonshëm dhe mezi pres të shkoj me pushime në Itali, të stërvitem me ekipin dhe të kthehem në Serie A. Jam shumë i lidhur me atë vend sepse aty kanë lindur dy nga fëmijët e mi dhe gjithmonë më ka treguar dashuri.
Çfarë ndjesish ju ka përcjellë Ibrahimoviçi?
Gjëra pozitive sa herë që kemi folur. Ka qenë shumë i qartë në gjithçka më ka thënë. Unë jam gati dhe e di gjithashtu që kam vitet më të mira të karrierës sime përpara. Ndaj edhe dua të shkoj te ky klub i madh që është Milani.
A do të jetë e juaja fanella me numrin 9?
Nuk e di ende, le të shohim.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co