Shqiperia

Krijoi enkas një grup kriminal/ U arrestua në Spanjë për organizimin e atentatit ndaj Inez Hajrullës, kush është “Daku” dhe si nisi gjithçka për shkak të konflikteve për lojërat e fatit

krijoi enkas nje grup kriminal u arrestua ne spanje per organizimin e atentatit ndaj inez hajrulles kush eshte daku dhe si nisi gjithcka per shkak te konflikteve per lojerat e fati
krijoi enkas nje grup kriminal u arrestua ne spanje per organizimin e atentatit ndaj inez hajrulles kush eshte daku dhe si nisi gjithcka per shkak te konflikteve per lojerat e fati

Leonard Luzi është 47-vjeçsri i cili u arrestua në Spanjë në lidhje me organizimin e atentatit ndaj Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt një vit më parë, atentat që mbeti në tentativë pasi ekzekutuesi u arrestua nga forcat e rendit.

Por si nisi gjithçka?

Në 22 shkurt të vitit 2013 është ekzekutuar me armë zjarri Erigert Zejno. Një nga personat e dyshuar ai autor ka qenë edhe Ervis Matodashaj, mirëpo një vit më vonë gjykata vendosi pushimin e hetimeve për mungesë të provave ndaj tij, e ndërsa pak muaj më vonë hetimet u pezulluan totalisht për zbulimin e autorëve të këtij ekzekutimi.
Pas kësaj ngjarjeje, kushëriri i viktimës, Leonard Luzi (Zejno), është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e Ervis Matodashaj, si edhe të fortit të Vlorës, Inez Hajrulla.
Për këtë qëllim, i pandehuri Leonard Luzi, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë Amarildo Nikolli, që do të ishte ekzekutori, si dhe Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit. Këto 2 të fundit kanë sjellë armët në banesën e Amarildo Nikolli në Vlorë, i cili ishte ngarkuar për të kryer vrasjes. Gjithashtu, detyra e tyre ka qenë edhe për gjendjen e 2 objektivave si edhe për të ndihmuar në fund autorin që të largohej nga vendi i ngjarjes.

[embedded content]

Si dështoi plani?

Vrasja Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla dështoi sepse në gush të 2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, policia ka ndaluar për kontroll vrasësin, Amarildo Nikollin dhe i ka gjetur me vete armët me të cilat do të kryente krimin. Pra pikërisht në atë ditë, 7 gusht 2023 ishte gati për të vrarë Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrullën. Atij iu gjetën një arsenal armësh, më konkretisht një pistoletë e markës Pietro Beretta, Mod 92 FS, cal.9, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, të kalibrit 9 mm, si dhe një fishek i futur në folenë e qitje

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts