Shqiperia

Vijon zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës, flakët djegin mbi 10 ha kullotë dhe pyje. Terreni i thyer vështirëson operacionin

vijon zjarri ne parkun kombetar te lures flaket djegin mbi 10 ha kullote dhe pyje terreni i thyer veshtireson operacionin
vijon zjarri ne parkun kombetar te lures flaket djegin mbi 10 ha kullote dhe pyje terreni i thyer veshtireson operacionin

Vijon të jetë aktiv zjarri në vendin e quajtur Maja e Bakullimes, pjesë e territorit të Parkut Kombëtar Lurë-Mali i Dejes.

Mësohet se janë djegur mbi 10 ha kullotë dhe pyje halore. Teksa flakët vijojnë të jenë shumë aktive dhe të djegin çfarë iu del para, terreni i thepisur me shkëmbinj që herë pas here shkëputen, e bën të vështirë fikjen e zjarrit.

Në terren janë të angazhuar punonjës MZSH-se, punonjës të AdZM Dibër, punonjës të Drejtorisë së Bujqësisë e Pyjeve të Bashkisë, punonjës të Njësisë Administrative Lure si dhe vullnetarë. Temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen e zjarrit.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts