Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka prezantuar projektdeklaratën e tij për heqjen e ligjit të luftës nga ana e Greqisë, e cila është mbështetur nga mazhoranca dhe opozita.
Po ashtu ai shtoi se ky ligj vijon të shkaktojë efekte negative mes vendeve dhe është kundër frymës së traktateve të nënshkruar mes dy vendeve.
Idrizi: Projektdeklarata është dëshmi i politikës sonë paqësore, por të vendosur për të gjetur një zgjidhje pas 84 vitesh në lidhje me një absurd juridike të mbështetur mbi një absurd historik, sic është ligji i luftës që Greqia mban me Shqipërinë.
Njëkohësisht ajo konfirmon edhe qëndrimin e këtij parlamentit për forcimin e marrëdhënieve me Greqinë.
Kuvendi i Shqipërisë vlerëson marrëdhëniet me Greqinë dhe vullnetin e dyanshëm për të përmirësuar ato.
Ne mbajmë parasysh se dy vendet tonë janë anëtare të NATO dhe në këtë kuadër bashkëpunojnë pa rezerva për garantimin dhe sigurinë tonë të përbashkët.
Kemi mbajtur shënim edhe kontributet tona për paqe. Kemi vlerësuare edhe kontributin e Greqisë në ecjen përpara të proceseve integruese.
Kemi mbajtur parasysh edhe faktin që mes dy vendeve është nënshkruar edhe traktati i miqësisë, bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe sigurisë.
Ne vërejmë se ndryshe nga fryma e këtij traktati dhe vullneti politik, ligji i luftës mbetet ende në fuqi dhe vijon të prodhojë disa nga efektet negative.
Kjo me gjithë vullnetin politik të shprehur publikisht edhe nga përfaqësues të lartë të Greqisë për ta shfuqizuar atë.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co