“Autorët qëlluan me automatik”, zyrtari i policisë: Po hetohen konfliktet e mundshme të pronarit të firmës

autoret qelluan me automatik zyrtari i policise po hetohen konfliktet e mundshme te pronarit te firmes
autoret qelluan me automatik zyrtari i policise po hetohen konfliktet e mundshme te pronarit te firmes

Zëvendësdrejtori i Krimeve, Gentian Berberi ka detaje rreth ngjarjes së rëndë në Kurbin, ku një person humbi jetën dhe u plagos pronari i tij.

Ngjarja ndodhi në Gurëz, në një firmë inertesh. Ai tha për mediet se autorët qëlluan me automatik, ndërsa shënjestër ishte pronari, Ardian Gjeloshi. Zyrtari i policisë tha se po hetohen disa pista, siç mund të jenë konfliktet e pronari i këtij biznesi mund të ketë.

“Sot është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi…si pasojë e të shtënave me armë humbi jetën një 70-vjeçar. Kemi ndihmën e departamentit të policisë kriminale, jemi në veprimet e para. Dyshohet se është qëlluar me automatik. Autorët mendohet se kanë lëvizur me një mjet, po hetojmë hetimet, mosmarrëveshjet që ka pasur objektivit, pronari i firmës, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, tha zv.drejtori i krimeve, Gentian Berberi.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →